Connect with us

Aktualitet

Plot 27 orë not/ Eva mesazh nga spitali: Tani dua të ha picë të madhe

Eva Buzo ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë e që i uruan shërim. Atletja shqiptare e cila ndërpreu misionin e saj pas 27 orësh not, thotë se ndihet mirë dhe është e shëndetshme.

Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. ëoë çfarë noti!”-thotë Eva.

Notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos. Buzo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë. Avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare.

Advertisement