Connect with us

Kronike

Plumbat…Mesazh për biznesmenin në Kamëz?! VIDEO nga ngjarja

Pak minuta më parë, policia raportoi për të shtëna me armë në zonën e Kamzës.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë në ajër. Sipas burimeve për JOQ kanë qenë dy persona me një motor. Ata kanë qëlluar 5-6 herë me armë dhe kanë terrorizuar të gjithë banorët.

Sipas raportimeve, të shtënat me armë janë mesazh për pronarin e një biznesi aty pranë.

Njoftimi i policisë më herët:

Kamzë/Informacion paraprak

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

 

Advertisement