Connect with us

Rajon

Po afrojnë fundin e tyre, koha e Millosheviçit ka vdekur

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se pushteti në Serbi po e kupton se ky është fundi i epokës së Sllobodan Millosheviçit dhe se kanë shumë për të humbur, por me metodat që po përdorin, në fakt po përshpejtojnë fundin e tyre dhe, sipas tij, më e keqja është se po shkaktojnë dëme në njerëz dhe materiale.

“Kjo është hera e parë që një grup personash me ‘koktej molotovi’, të stërvitur për të luftuar dhe sulmuar ushtarët, befas dalin nga një protestë e organizuar. Kjo ndodhi sepse që nga mëngjesi nga mediat serbe u njoftua se ushtarët e KFOR-it do ti shpërndanin dhe rrihnin serbët në veri të Kosovës” – tha Janjiç për Al Jazeera

I pyetur se kush po i udhëheq njerëzit në protestat në veri, ai u shpreh se formalisht  ata i drejton Lista Serbe, por mbeshteten edhe nga autoritetet e Beogradit dhe disa shërbime.

“Ata duhet të ndalojnë atë lojë që e kanë trashëguar nga periudha e Millosheviçit. Ata duhet ta kuptojnë se ky është fundi i epokës së Millosheviçit dhe se kanë shumë për të humbur, por metodat që po përdorin po e përshpejtojnë fundin e tyre. Çka është më e keqja, ata shkaktojnë dëme njerëzore dhe materiale, si dhe dëme politike për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë” – deklaroi Dushan Janjiç

Advertisement