Kosova
Po apo jo Kosova/ Ambasadori i Qipros qetëson ujërat
“Qëndrimi ynë për është parimor dhe konsistent, dhe jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” – deklaroi ambasadori, i cili foli edhe për “pasojat” e këtij qëndrimi.
“Pavarësisht nga pasojat ekonomike apo të tjera, shtetet nuk duhet të marrin vendime nën presion”, tha Teofilaktu.
Ambasadori qipriot në Beograd, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik, shtoi se Qipro mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur zbatimin e “dispozitave që kanë të bëjnë me komunat serbe në Kosovë”.
Qipro është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe së fundmi votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.