Connect with us

Politike

“Po bëni avokatinë e Ballukut?” Rama: 16 mijë faqet? Do t’i kisha thënë prokurorëve të SPAK, çohuni e ikni!

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për mediat për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe autorizim për arrestimin e saj.

“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por, ky rast ndryshon nga të tjerat se ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, që si shumë raste të tjera, prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet.

uk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh. Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, tju thasha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë.

Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. “

Edhe për rastin kur SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Rama thekson se do të mbajnë një qëndrim.

“USB e sjellë nga SPAK nuk e ka tërhequr asnjë deputet dhe as ministrja dhe avokati. Për të mos krijuar asnjë shteg se e nxorën këta. Kështu që nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, por me një qëndrim të duhur shumë korrekt nga ana jonë sepse rasti vjen në parlament dhe para se të vinte në parlament rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë për pezullim. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur”, tha Rama.

Advertisement