Kronike
Po drejtonte kamionçinën, pëson infarkt dhe ndërron jetë 68-vjeçari
Një 68-vjeçar punonjës në ngarkim-shkarkim, ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte duke drejtuar kamionçinën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Mësohet se 68-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa makina ka mbetur në ndarësen e korsisë. Dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar një goditje në zemër, por është ekspertiza ajo që do vendosë shkakun e vdekjes.