Aktualitet
“Po flet me shqiptarë”/ Si u arrestua ish-polici dhe Tiktokeri i njohur për trafik dr’oge, zbardhen detajet

Një ish-oficer policie, i cili ishte shumë aktiv në rrjetin social TikTok, u arrestua nga policia greke, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë në rastet e trafikut të drogës.
30-vjeçari u arrestua të hënën, ndërsa iu kap një sasi prej 153 gram kokainë, shkruajnë mediat greke.
Në një video që postoi më 25 korrik, ai shprehej se “që kur u largova nga Policia, jam lodhur duke marrë mesazhe që më thonë: ‘ki kujdes, po vjen për ty, po e përgatisin këtë për ty’.
Dhe kur pyes ‘pse?’, më përgjigjen ‘sepse po flet me shqiptarë, mund të përshëndetësh romët, mund të përshëndetësh ata djemtë që ishin nga Gjeorgjia’”.
“Epo, më dëgjoni me kujdes. Isha një oficer policie që dilja dhe flisja për tema të nxehta në publik. A e dini çfarë do të thotë kjo?
Që, meqenëse kam një jetë personale, duhet të kem frikë të dal nga shtëpia nga frika se do të sulmohem nga dyqind anët”, theksonte ai në një prej videove të postuara në rrjet.
“Në këtë moment, kam arritur dhe jam krenar për këtë, të shkoj mirë me të gjithë njerëzit . Të respektohem ashtu siç i respektoj unë. Pavarësisht se nga vjen secili. Sa i përket të qenit jashtë, nuk jam unë ai që duhet të gjykoj pse janë jashtë, nëse duhet të jenë dhe nuk e di çfarë”, shton 30-vjeçari.
Ish-oficeri i policisë ishte nderuar në të kaluarën nga Policia Greke, ndërsa edhe para momentit të arrestimit të tij ai kishte një prani të fortë në debatin publik.
Një kontroll në shtëpinë e ish -oficerit të policisë gjeti:
– 153 gramë kokainë.
– pilula anabolike.
– fishekë.
– peshore.
– kartën e identitetit të oficerit të policisë, të cilën nuk e kishte dorëzuar sepse kishte deklaruar se e kishte humbur para se të jepte dorëheqjen.

