Connect with us

Lifestyle

Po hëngrët kokën e këtij peshku do keni halucinacione

Disa lloje peshqish mund të çojnë në halucinacione, me efekte të ngjashme me LSD-në e fortë.Shkencëtarët aktualisht po studiojnë fenomenin pasi episode të tilla përsëriten. Pasojat janë të qarta dhe të njohura që në lashtësi, por substancat toksike ende nuk janë identifikuar me siguri.

Një peshk i vogël dhe në dukje i padëmshëm me shirita të artë që jeton në të gjithë Mesdheun dhe në bregun lindor të Afrikës dhe që noton pranë sipërfaqes si dhe në një thellësi prej 70 m, përmban substanca të ndryshme psikotrope në teste.I quajtur ndryshe, ‘Sarpa salpa’ apo ‘Salema’, por edhe “peshku i ëndrrave”, ka një histori mijëravjeçare: edhe romakët e lashtë e përdornin atë si një drogë rekreative gjatë ceremonive.

Megjithatë, shkencërisht dihet ende shumë pak për të. Mirëpo, duhet thënë se është koka e peshkut që i shkakton këto efekte, ndërkohë që ngrënia e pjesës tjetër të trupit nuk do të kishte asnjë kundërindikacion.Sigurisht që nuk është i vetmi peshk halucinogjen. Një grup kërkimor indian u përpoq të vlerësonte gjendjen e llojeve të peshqve. duke vënë në dukje se ato janë të ndryshme dhe mjaft të zakonshme në ujërat tropikale.

Megjithatë, shumë peshq nuk janë halucinogjenë në vetvete, por bëhen halucinogjenë për njerëzit, sepse ushqehen me alga, dhe kjo kryesisht ndodh në speciet tropikale.Por edhe kur bëhet fjalë për ‘Sarpa salpa’ dyshimi mbetet.

Advertisement