Connect with us

Kosova

Po i vjen fundi/ Vjen parashikimi jo i mirë për Serbinë

Profesori Enver Bytyçi gjykon se ngjarja në Banjskë ka arritur të minimizoj ndikimin e serbëve në veri dhe se kërcënimet që bën Milan Radoiçiç, nuk kanë ndikim në Kosovë.

“Shtrirja e sovranitetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit dhe kontrolli i këtij territori nga qeveria dhe institucionet e tjera të vendit ka krijuar kushte që edhe selitë e komunave tashmë të lirohen nga mbikëqyrja e forcave ushtarake të NATO-s” – deklaroi Bytyçi, sipas të cilit, Banjska ka krijuar kushte të mira për një qasje politike e sjellje qytetare të favorshme për integrimin e serbëve të Kosovës

Ai tha gjithashtu se hartimi i një strategjie për integrimin e serbëve kudo në Kosovë, por sidomos atyre në veri në institucionet dhe jetën politike, sociale, kulturore, arsimore, etj të vendit është i domosdoshëm.

“Natyrisht që qeveria e Kosovës, institucionet e saj dhe policia do të duhet ta menaxhojnë me shumë sukses këtë situatë të re të krijuar pas tërheqjes së KFOR-it prej aty. Unë do të thosha se hartimi i një strategjie për integrimin e serbëve kudo në Kosovë, por sidomos atyre në very në institucionet dhe jetën politike, sociale, kulturore, arsimore, etj të vendit është i domosdoshëm. Investimi edhe në fonde për këtë qëllimi nga ana e shtetit të Kosovës është detyrë emergjente. Duhet krijuar besim i plotë midis palëve. Situata e krijuar është shumë e favorshme. Banjska ka krijuar kushte të mira për ta realizuar një qasje politike e sjellje qytetare të favorshme për integrimin e serbëve të Kosovës në çdo aspekt në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. Unë besoj se serbët janë të interesuar vetë për këtë. Sa më shumë integrohen serbët në Kosovë, aq më pak rol do të ketë Beogradi për t’i instrumentalizuar ata në shërbim të politikave të veta shoviniste të Botës serbe” – ka potencuar Bytyçi

Advertisement