Connect with us

Kosova

Po, Jo, Ndoshta/ Marrëveshja Kosovë-Serbi në fuqi me një deklaratë të BE

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar palën serbe e cila refuzoi të nënshkruaj propozimin europian, bashkë me aneksin e implementimit, për të cilin u dakorduan në Ohër.

Duket se mosnënshkrimi në Maqedoninë e Veriut ishte ajo çka i interesonte më së shumti presidentit serb, i cili ndonse konfirmoi se ka marrëveshje, mediat që kontrollohen nga ai më së shumti i bënë jehonë faktit që Vucic nuk firmosi asgjë.

Shefi i diplomacisë europiane, mes mbrëmjes së nxehtë të Ohrit dhe pas negociatave qe zgjatën 13 orë, e potencoi faktin dhe tha se ka marrëveshje por se palët s’janë dakorduar për nënshkrimin.

“Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme ta implementojë”, tha Borell, I cili gjithashtu theksoi se marrëveshja do të hyjë në fuqi në një mënyrë tjetër.

“Marrëveshja konsiderohet e miratuar” – deklaroi kreu i diplomacies europiane

 

Advertisement