Aktualitet
Po kalonte çantën me drogë nga Shqipëria, policia greke arreston shqiptarin
Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur teksa tentonte të kalonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Mësohet se policia greke e ka ndaluar shqiptarin që udhëtonte me një automjet dhe ka kontrolluar makinën.
Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuana, e ndarë në 8 pako të ndryshme dhe e futur në një çantë. Shqiptari u arrestua, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.