Aktualitet
Po kontrollonte terrenin për kanabis, lëndohet rëndë polici
Një punonjës Policie në Korçë gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të kanabisit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar fraktura në kokë. Policia bën të ditur se ai u dërgua menjëherë në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë. Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.