Kronike
“Po luajmë mendsh”/ Reagon i ati i gruas së viktimës: Nëse fëmijët e kanë vrarë Pëllumbin atëherë…
I ati i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes.
Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.
“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”.