Kosova
‘Po luan me zjarrin’/ Moska akuzon: Dhuna përgjegjësi e Kurtit
Shpërthimi i dhunës në Kosovë është “pasojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme” e dëshirës së kryeministrit Albin Kurti për të “provokuar një konflikt dhe eliminimin e serbëve nga territori”. Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Kurti, shton zëdhënësja, po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për ta detyruar atë të njohë pavarësinë e Kosovës në një “lojë të vazhdueshme me zjarrin, e cila, siç e shohim, e çon të gjithë rajonin e Ballkanit në një humnerë të rrezikshme”.