Aktualitet
“Po më cënohet reputacioni”/ ‘I forti’ Shkodrës depoziton kallëzim në Prokurorinë e Posaçme
Safet Bajri i njohur si i “i forti i Shkodrës”, ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat që i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale.
“Po më cënohet reputacioni”, është shprehur Bajri, ndërsa sipas raportimeve kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga avokati i tij, Sokol Tahiraj.
Pas atentatit mafioz me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, RENEA me urdhër gjykatë ushtroi kontrolle në banesën e Bajrit u sekuestruan 19 mijë euro. Mësohet se paratë gjendeshin në një arkë kursimi të vajzës 1-vjeçare të Bajrit, të cilën pasi e kanë thyer kanë marrë lekët. Bëhet me dije se po ashtu janë sekuestruar në banesën e Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas. Po ashtu edhe vetë ka dëshmuar në polici lidhur me atentatin, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen, pavarësisht se dyshimet ishin se atentati erdhi si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët.
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.