Connect with us

Politike

“Po më provokon…”/ Tension në Kryesinë e Kuvendit, Berisha hyn ‘LIVE’ në Facebook

Situata mes deputetëve të opozutës duket se vijon të mbetet e tensionuar njësoj si një ditë më parë në Kuvend.

Deputetët e përjashtuar Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Sali Berisha, kanë tentuar të hyjnë në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, por janë ndaluar nga garda.


Me tone të ashpra dëgjohen Albana Vokshi dhe Flamur Noka, teksa i kërkojnë gardës që t’i lejojë që të marrin pjesë në mbledhje.

Për të treguar atë se çfarë po ndodh Sali Berisha dhe Albana Vokshi janë futur live në Facebook për të njohur publikun me situatën.

“Po provokon me gardën, largoje gardën”, dëgjohet të thotë Vokshi.

 

Advertisement