Politike
‘Po na godasin…’/ Basha hedh akuza të forta: Rama urdhër PS të kontrollohet SPAK-u
Kreu i PD,Lulzim Basha ka zbardhur sot një skemë të mazhorancës, të kryeministrit Edi Rama, kundër SPAK-ut, me ngritjen e një komisioni kontrolli për abutimet e prokurorisë speciale.
“Është tentative e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë, për t’i prerë krahët SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi. Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht do të doja që ky informacion të jetë I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion. Por nëse ky informacion nuk është I gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i sigurojë ata, së pari publikun shqiptarë dhe së dyti dhe ata që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë. Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un. Siç e kam thënë herën e fundit, jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi I vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli I parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli I vetëm I politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë” – tha Basha.
Pak ditë më parë, kryetarja e parlaementit, Lindita Nikolla tha se “Parlamenti nuk duhet të heshte dhe nuk duhet të bënte sehir SPAK-un kur bënte hetime, por duhet të kishte informacion të plotë dhe të kontrollohej nga parlamenti, pasi Shqipëria është Republikë parlamentare”./faktor.al