Connect with us

Kronike

Po ndihmonte të ndërronte gomën e makinës, por autoboti i ujit i ra sipër, humb jetën efektivi

Një efektiv policie ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër një autobot uji teksa po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit.

Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari Edmond Brahimaj, mbeti i dëmtuar rëndë. Ai u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë në Elbasan ditën e premte. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita e ujit ka rënë mbi efektivin 62-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Polici rrugor u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (12 korrik).

 

Advertisement