Connect with us

Bota

Po ndiqej nga trupat izraelite, 7-vjeçari vdes nga frika

Njerëzit në Palestinë po vajtojnë vdekjen e një djali shtatëvjeçar palestinez, i cili vdiq ‘nga frika’ pasi u ndoq nga trupat izraelite. Ata kanë dalë në rrugët e Taquo, afër Betlehemit të premten, më 30 shtator për funeralin e shtatëvjeçarit Rayan Suleiman.

Prindërit e tij thanë se “zemra e të voglit pushoi së rrahuri sepse ai ishte shumë i frikësuar” nga trupat që e ndiqnin.

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez tha se 7-vjeçari vdiq pasi ra nga një lartësi e madhe kur ai dhe vëllezërit e tij po ndiqeshin nga trupat izraelite. Megjithatë, stafi në spitalin ku Rayan u shpall i vdekur tha se zemra e tij pushoi së rrahuri për shkak të ritmit të lartë:

Skenari më i mundshëm i asaj që ndodhi është se për shkak të stresit dhe frikës, adrenalina i shkaktoi rritjen e rrahjeve të zemrës. Kjo çoi në një arrest kardiak për shtatë vjeçarin.

Një autopsi po i bëhet të voglit për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Babai i thotë se 7-vjeçari Rayan ‘vdiq nga frika në vend’ pasi pa oficerët të mbërrinin në derën e tij.

Vëllezërit e Rayan thuhet se janë tronditur aq shumë nga incidenti saqë po refuzojnë të kthehen në shkollë.

Advertisement