Rajon
Po peshkonte, 65-vjeçari nga Mitrovica rrëshqet në lumin Buna
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Policia informon se shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.