Connect with us

Bota

Po planifikonte sulm terrorist, anëtari i Pasdaran arrestohet në Qipro

Policia qipriote njoftoi se kishte arrestuar një burrë, me sa duket anëtar i Gardës Revolucionare Iraniane, me akuzat për terrorizëm dhe spiunazh, I cili sipas policisë, po planifikonte një sulm në ishull ku mijëra izraelitë po prisnin të hipin në një anije për t’u kthyer në shtëpi.

Policia lokale thuhet se ka marrë «informacion shumë konfidencial dhe të besueshëm nga një agjenci e huaj, (ndoshta Mossad).

Burri i arrestuar jetonte në një apartament pranë bazave ushtarake britanike në ishull, ku është parë duke bredhur me një aparat fotografik të madh, një lente zmadhimi dhe tre telefona celularë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme nëse terroristi i dyshuar është në posedim të ndonjë arme ose eksplozivi.

Advertisement