Kronike
Po punonte në një banesë, humb jetën tragjikisht 56-vjeçari
Një 56-vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur teksa po punonte në një soletë. Ai po punonte për shembjen e soletës në një banesë në fshatin Urakë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën, informoi policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.