Aktualitet
Po shëtiste përgjatë vijës bregdetare, dëmtohet rëndë turistja
Dëmtohet një turiste gjermane teksa shëtiste në Lungomare, Vlorë. Gjatë një shëtitje përgjatë vijës bregdetare, turistja gjermane ka dëmtuar rëndë dorën duke e thyer, pasi ka rrëshkitur në pjesën e betonit ku ulet helikopteri.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga TopChannel, turistja është marrë më ambulancë për të marrë shërbimin e duhur mjekësor në spitalin e Vlorës.