Connect with us

Bota

Po shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet, turistët bllokohen në mes të stuhisë

Udhëtimi i tyre nuk ka shkuar siç duhej. Bëhet fjalë për 100 qytetarë nga Selaniku, të cilët donin të kalonin festat e Krishtlindjeve në Vjenë. Ata mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga në Vjenë.

Udhëtimi i tyre që u kthye në Golgotë nisi mëngjesin e djeshëm me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e tyre.

Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, 200 kilometra larg Vjenës. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.

Advertisement