Connect with us

Kosova

Po tani çdo bëhet me Kosovën, rreziku i të mbeturit spektator…

Profesori i Diplomacisë në Shkollën e Menaxhimit në Paris, Valon Murtezaj, vlerëson se zgjedhjet në Bashkimin Europian do të konsumojnë kohën dhe vëmendjen e njerëzve kryesorë të politikes së  kontinentit evropian, si edhe shprehu dilemën se si do të duket skena politike evropiane pas ciklit zgjedhjor, posaçërisht në dritën e “fërshëllimës” së zgjerimit të ardhshëm të BE-së.

Zgjedhjet në BE do sjellin shumë ndryshime në poste diplomatike e udhëheqëse në Evropë. Si rezultat është e pritshme dhe normale që ndryshimet të kenë ndikim edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në procese negociatore ndërmjetësimi, çdoherë ka shumë rëndësi se kush udhëheqë dhe ndihmon një proces të tillë” – deklaroi Murtezaj

Ai gjithashtu fajësoi diplomatin sllovak që prej marrjes së detyrës në vitin 2020 nuk arriti që ta trajtojë në mënyrë adekuate historikun e procesit të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja nga viti 2011. Edhe pse, shtoi ai, vitin e kaluar u arritën disa rezultate pozitive, dialogu në mandatin e Lajçakut nuk arriti suksesin e nevojshëm, kryesisht për shkak të Serbisë.

“Serbia ka qenë aktor dhe faktor destruktiv në Ballkanin Perëndimor për një kohë të gjatë dhe kjo duhet të jetë pikënisja. Nëse kjo nuk adresohet ashtu siç duhet, atëherë kjo pastaj shkakton vështirësi në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, pra në suksesin e përgjithshëm të dialogut” – potencoi profesori i njohur.

Përkundër se është ende herët për të pasur vlerësime të qarta, duke qenë se përbërja e institucioneve do të dihet në vjeshtën e vonë, rikonfigurimi i raportit të forcave do të ndryshojë dinamikën kontinentale e cila jo-domosdoshëmrisht shkon në favor të Kosovës, e cila shpejt do ta gjejë veten në rolin e spektatores së zhvillimeve politike brenda BE-së.

Advertisement