Politike
“Po të isha Berisha, do shqetësohesha”, Buzhala: Edhe ata që e duan, mendojnë se…

Gazetari Berat Buzhala komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me matjet e dyta politike për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës lidhur me pëlqyeshmërinë për liderët.
Sipas tij, me gjithë pëlqyeshmërinë në rritje për Sali Berishën në matjet e fundit, hapësirën për rritje e ka shumë të ngushtë në krahasim me Ramën i cili pëlqyeshmërinë e ka solide.
“Gjëja më interesante është rritja e Shehajt si pëlqyeshmëri dhe si votë, Berisha e ka malin Everest për të ngjitur, pëlqyeshmëria është solide, por hapësirën për rritje ka shumë të ngushtë. Te pëlqyeshmëria në rang kombëtar, qoftë Lapaj, qoftë Shehaj ajo zona nuk e di dhe nuk e njoh është shumë e madhe, mendimi negativ është më i madh se i Ramës. Edhe po të bashkohen të gjithë në opozitë hapësira për përmirësim është shumë e madhe… Po të isha unë Sali Berisha, ky grafik do më shqetësonte shumë, votuesi i Berishës mendon se zgjedhjet do t’i fitojë Edi Rama, edhe ata që e duan mendojnë se Rama do t’i fitojë zgjedhjet”, tha Buzhala.

