Sport
Pochettino kërkon argjentinasin në “Stamford Bridge”, Dybala per tek Chelsea
Pavarësisht se sulmi është i përbërë me “yje”, si Mudryk, Madueke, Nicholas Jackson dhe “bomberi” shqiptar, Armando Broja, duket se tekniku Mauricio Pochettino sërish nuk është i kënaqur me repartin ofenziv. Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport”, “blutë” e Chelsea tashëm kanë nisur nga puna për transferimin e “fantazistit”, Paulo Dybala, me “londinezët” që janë të gatshëm t’i paguajnë “verdhekuqve” klauzolën prej 12 milionë eurosh të lojtarit. Në krahun tjetër, Roma nuk e dëshiron largimin e Dybala nga organika e saj, mirëpo nëse klauzola paguhet dhe argjentinasi do të pranojë të nisë një “aventurë” të re në Premier League, atëherë “verdhekuqtë” nuk kanë asgjë në dorë.