Pinknews
Podcasti me Ramën, Elvana Gjata: Më vret shumë mentaliteti! Ka gjëra që mërzitem e them do iki
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë. Gjatë rrëfimit të saj tha se shpesh ndihej e paragjykuar.
Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?
Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.
Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?
Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua
Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?
Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.
Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?
Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?
Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?
Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.
Kryeministri Edi Rama: Mendoj që duhet ta rishikosh këtë bindje sepse unë kam një bindje që shqiptarët janë shumë, po shumë më të emancipuar sesa i tregojnë ose i mendojmë në sensin që tek tjetri e pranojnë tjetrin, mund të jetë një pjesë që janë konservatorë brenda për brenda shtëpisë me vajzën e tyre po themi ose me gruan e tyre, por tek tjetri, tek tjetra nuk mendojnë shqiptarët kanë një problem të pranimit të lirisë së tjetrit. Ajo që e bën të ngatërruar shpesh ose gjithmonë është ajo e shqiptarëve që kanë zë. Atyre që kanë mikrofon, atyre që kanë një penë në dorë, që shkruajnë ose atyre që shprehen në rrjete sociale që mund të krijojnë idenë sikur ashtu është e gjithë shoqëria, por nuk është e vërtetë. Çuditërisht, ata që janë si më gjoja “intelektualë”, shpeshherë janë dhe më problematikët, në raport me këtë. Janë dhe abuzuesit më të mëdhenj me tjetrin, janë paragjykuesit më të mëdhenj, janë akuzues dhe fabrikues që i ngjeshin tjetrit gjëra që as nuk i kanë shkuar nëpër mend. Por në nivelin e shoqërisë nuk mendoj se duhet ta kesh këtë shqetësim se shoqëria është shumë pranuese. Nuk e kanë shqiptarët këtë problem. Gjithmonë kam besuar që shqiptarët nuk e kanë këtë problem, janë shumë më pranues.
Elvana Gjata: Eksperienca ime si artiste në fakt më ka bërë që të kuptoj, jo totalisht këtë që thua, se paragjykimi ekziston gjithë kohën.
Kryeministri Edi Rama: Çfarë paragjykimi thonë për ty për shembull?
Elvana Gjata: Jo për mua si Elvanë, flas në përgjithësi. Artistet femra janë më kollaj të paragjykuara.
Kryeministri Edi Rama: Po nga nisesh? Nisesh nga ca hajvanë që shkruajnë në Facebook. Ata janë në hall. Janë në hall shumë të madh ata njerëz që shkruajnë në Facebook edhe merren me nxjerrjen e mllefeve ndaj të tjerëve dhe ndaj vajzave apo ndaj artistëve. Janë në hall të madh. Gjyshja ime thoshte “inati është e zeza e atij që e ka, gjynah” thoshte. Kështu që nuk janë ata, nuk është ajo shoqëria. Fakti që ti mbush një stadium, uroj ta mbushesh, por do ta mbushesh besoj me 20 mijë vetë është boll tregues. Nuk kanë asnjë problem. Mendoj unë!
Po momenti më i bukur atëherë meqë momenti më i keq, çfarë nuk të pëlqen? Me këtë çfarë nuk të pëlqen nga Shqipëria nuk ma mbushe mendjen dhe më vjen mirë që s’ma mbushe dot mendjen se do të thotë që s’ka asnjë gjë thelbësisht problematikë për të mos pëlqyer. Por çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?