Bota
Polici vrau gruan shqiptare dhe dy djemtë, qindra njerëz mbajnë homazhe në SHBA
Ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA pak ditë më parë, ku një oficer policie vrau gruan, fëmijët dhe më pas veten ka tronditur New York-un ku dhe banonte familja.
Mbi 1000 njerëz kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes së shuar, që përbëhej nga 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç
Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes.
Edhe pse nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale, në fotot e hershme të publikuara nga Ornela shihet se sa e afërt ishte me 49-vjeçarin. Po ashtu edhe Watson ndante shpesh në rrjetet sociale foto krahas familjes së tij, ku shihet se ishte mjaft i lidhur me djemtë dhe bashkëshorten. Një foto e fundit e familjes që Ornela kishte ndarë në rrjetet sociale, e gjitha familja dukej mjaft e lumtur. Motivet e vrasjes janë ende të paqarta, pasi në familjen e tyre nuk kishte histori dhune, ndërsa hetimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë.