Connect with us

Aktualitet

Policia arreston dy ‘skifterët;, vidhnin para në banesa

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë grabitur në dy banesa. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër në Libofshë.

Njoftimi nga policia

Fier/Vodhën një shumë parash, një motomjet dhe vegla pune, në 2 banesa, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar. Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Advertisement