Connect with us

Kronike

Policia “blindon” Rinasin, sillet në Shqipëri një nga “kokat” e trafikut të kokainës dhe miku i Çopjave

Soni Pepa alias Vilson Pepa, pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, ka prekur tokën shqiptare. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 41-vjeçari është ekstraduar drejt Shqipërisë me qëllim për t’u përballur me drejtësinë në vendin tonë.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Santo Domingo, u bë i mundur ekstradimi i Pepës në Shqipëri.

Soni Pepa u arrestua mbrëmjen e së enjtes në Republikën Domenikane. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Ai dyshohet se ka lidhje me një ngarkesë prej 11 tonë kokaine, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam të Holandës mes 7 dhe 8 nëntorit 2020, ndërsa thuhet se ka financuar edhe blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.

Policia “blindon” Rinasin, sillet në Shqipëri nga Punta

Soni Pepa

Në momentin e arrestimit, Pepës iu sekuestrua pasaporta shqiptare, disa dokumenta italiane, si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para.

*Pamje nga arrestimi

Vilson Pepa ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK më 8 gusht, ku u godit sërish organizatën kriminale të Franc Çopjas në Elbasan. Prokuroria lëshoi 16 urdhër arreste në kuadër të këtij hetimi, 14 masa arresti në burg ndërsa dy të tjerë në detyrim paraqitje.

Sipas SPAK, grupi akuzohet për trafikun e 28 ton kokainëve në Europë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestruan. Prokuroria e ka cilësuar organizatën e Çopjave si ndër më të fuqishmet dhe që ndikon çmimin e kokainës në tregjet evropiane.

SPAK akuzon organizatën për dy episode të trafikut të drgoës. Në shtator të vitit 2020, u organizua trafiku i 11.6 tonëve kokainë, e fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”, ngarkesë e cila u nis nga porti i Villeta në Paraguaj  dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020. 600 kg u sekuestruan dhe 2 milionë euro, ndërsa u arrestuan dy shqiptarë.

Në periudhën dhjetor 2020-shkurt 2021 u trafikuan 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane.

Njoftim i plotë i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Finalizohet ekstradimi i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., nga Punta Cana/Republika Domenikane, në Shqipëri.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm,  u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.

Advertisement