Rajon
Policia greke/ Kontrolle blic në qelitë e shqiptarëve
Policia greke ka kryet ditën e premte, 23 dhjetor, kontrolle të befasishme në qelitë e paraburgimit në Kretë, kryesisht në qelitë e shqiptarëve.
Siç raportojnë mediet greke në qelitë e paraburgimit ndodheshin rreth 13 të dënuar.
Si pasojë e kontrolleve, policia gjeti në qelitë e të dënuarve një numër të madh armësh të improvizuaralëndë narkotike, USB dhe pajisje komunikimi.
Hetimi u fokusua kryesisht tek të burgosurit shqiptarë që kanë qenë të përfshirë në grabitje, trafik droge disa prej të cilëve kanë pasur lidhje me 41-vjeçar shqiptar që u qëllua për vdekje në Nea Smyrni.
Mes personave që u kontrolluan ishte edhe Klaudian Lekotasi i njohur si lideri i mafies shqiptare në Greqi. Përveç Policisë së Kretës, në operacionin blic morën pjesë edhe oficerë policie të Prokurorisë së Vrasjeve dhe Grabitjeve nga Policia e Atikës. Ndër të tjera gjatë kontrolleve u gjetën fletore me shënime të shkruara me shkrim dore, të cilat po hetohen nga policia greke.