Connect with us

Aktualitet

Policia shpërndau njoftim për fëmijën e humbur, familjarët paraqiten dhe marrin 3-vjeçarin

Ditën e sotme te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi policia e mori në Drejtorinë e Tiranës dhe bëri njoftim, janë paraqitur familjarët e miturit dhe iu dorëzua atyre. Ata falënderuan policinë dhe të gjithë personat që u kujdesën.

Advertisement