Aktualitet
‘Policia të zgjohet nga gjumi’/ Atentati në Vlorë, Karamuç: Kamerat i kanë…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë televizive për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, e cilësoi autorin si pjesë të një grupi kriminal të rrezikshëm.
Sipas tij, “nuk përjashtohet mundësia që qitësi të ketë qenë një i huaj, që ka ardhur nga jashtë për të kryer porosinë.”
Karamuço ngriti problematikën e kamerave të sigurisë.
“Kamerat që gjejnë në kohë reale targat e makinave akoma nuk janë aplikuar në Shqipëri. Ka një motiv të freskët për kryerjen e këtij aktiviteti, nuk bëhet fjalë për histori të vjetra. Nuk do zgjidhi asgjë Policia e Shtetit”, tha eksperti.
Gazetarja Dorjana Bezat e kundërshtoi, duke thënë se kamera ka por nuk nuk mirëmbahen.
“Ka kamera sigurie, por problemi qëndron që policia nuk paguan për mirëmbajtjen e tyre”, tha Bezat.
“Kamerat janë vendosur nga qytetar të zonës, për të marrë informacione për çdo automjet që hyn e del nga Vlora. Kjo duhet të zgjojë nga gjumi Policinë e Shtetit. Nuk mund të bëjnë xhiro poshtë e lartë, e të harxhojnë karburant. Sot ka teknologji”, tha Karamuço.