Connect with us

Shkrime

‘POLITICO’ i rikujton Kosovës që SHBA është jetike për sigurinë

Gazeta prestigjioze amerikane “POLITICO” përmes një artikulli ka shkruar për fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevojën për ta pasur Shtëpinë e Bardhë aleate.

Në fillim të këtij shkrimi, “POLITICO” thekson se në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë nuk ka ndonjë shtatore të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac apo ndonjë shesh me emrin e ish-presidentit gjerman, Gerhard Schroder dhe as ndonjë rrugë me emrin e Javier Solanës së Spanjës.

Por, autori shkruan se mund të gjesh shtatore të Bill Clinton e Madeleine Albright dhe liderë të tjerë amerikanë që kanë udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999 për të parandaluar masakrat e forcave serbe mbi popullsinë shqiptare të Kosovës

“POLITICO” thotë se pavarësisht faktit se shumë vende të NATO-së kontribuan në operacionin e bombardimeve, kosovarët s’kanë iluzione rreth asaj se kush vërtet i shpëtoi ata nga gjenocidi.

Këtu kujtojnë fjalët e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj të thëna në vitin 2019 me rastin e përvjetorit të intervenimit të NATO-s

“Falë SHBA kemi lirinë dhe demokracinë dhe ishim të aftë të ndërtonim shtetin e Kosovës” – është citati i Haradinajt nga “POLITICO”.

Gazeta prestigjioze amerikane thotë se shumë pak gjërat kanë ndryshuar që nga fushata e bombardimit, e ndodhur rreth 25 vjet më parë. Madje “POLITICO” thekson se nëse asgjë, Evropa është edhe më shumë se cka qene e varur në aspektin e sigurisë nga SHBA. Sipas autorit të tekstit, sot, ashtu si kosovarët, edhe gjermanët besojnë se mund të mbështeten te Amerika, pavarësisht lëkundjeve të shkaktuara nga presidenca e Donald Trump.

“Vendet evropiane mbështeten te SHBA për gjithçka, nga mbrojtja nën ombrellën e saj bërthamore dhe prania e trupave të saj në continent, e deri te blerja e avionëve luftarakë dhe plumbave”, thekson teksti.

“POLITICO” thotë se kjo nënkupton që SHBA-ja është një aleat i domosdoshëm dhe artikullin e mbyll me citatin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimorë”

 

 

Advertisement