Kosova
Politico shkruan për lojën e Vuçiç dhe balancimin mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës
‘Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është treguar i zoti në balancimin mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës” – keshtu shkruan portali nga Brukseli Politico, duke thënë se kreu i shtetit ka fituar reputacionin e një personi që luan për secilën palë, në çdo situatë. Portali gjithashtu ka zbuluar fytyrën dhe lojën e presidentit serb dhe arsyetimet e tij në çdo situatë, edhe kur i kërkohet shpjegim për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.
Politico vë në pah se kur Vuçic nuk është i zënë me balancimin mes Perëndimit dhe Rusisë e Kinës, ai fokusohej të bindte votuesit se ishte një person mesatar, ashtu si të gjithë.
Në fillim të shtatorit, ai kaloi disa ditë me ushtarët serbë, duke u bërë atyre petulla, teksa Beogradi ziente nga protestat per minieren e litiumit.
Vitin e kaluar në fushatë, kujton Politiko, ai bëri një tjeter shfaqje me një sandviç majonezë dhe pariziane në gjysmë buke.
Duke u ballafaquar në të njëjtën kohë me kinezët, amerikanët, rusët dhe Bashkimin Evropian, të cilët e shohin Serbinë si një figurë kyçe në tabelën globale të shahut, Vuçiq arriti t’i bindë të gjithë se ai ishte ose në anën e tyre ose në prag të arritjes së një marrëveshje.
Duke dëgjuar Vuçiqin gjatë intervistës në Beograd dhe interpretimin e tij për botën, bëhet më e qartë se si ai arrin të sharmojë, por edhe të frustroj liderët e vendeve që janë shumë më të mëdha se Serbia.
Si në çdo bisedë me Vuçiqin, eshte e vështirë për t’i arritur gjërat deri në fund, por ai u tregua “çuditërisht i sinqertë” kur e pyetën se çfarë merr Serbia nga Rusia dhe Kina, duke qenë se investitorët më të mëdhenj në vendin e tij janë evropianë – Gjermania, Franca dhe Italia.
“Ne marrim mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Serbisë” – deklaroi ate kohe Vucic
Ai pretendon se Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE, por megjithatë refuzon të respektojë sanksionet e vendosura nga Brukseli ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës. Deri në kohën kur Serbia të hyjë në BE, nëse kjo do ndodh ndonjëherë, Vuçiq premton se nuk do të jetë më president sepse sipas Kushtetutës së Serbisë ai ka të drejtën e dy mandateve dhe i dyti skadon në vitin 2027.