Connect with us

Kosova

Politika dritëshkurtër e Kurtit/  Serbia gjithmonë është parë si problem në rajon, por tani kjo ka ndryshuar

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (SHBA), beson se konfrontimi i qeverisë ne Prishtine me SHBA-të mund të jetë pozitiv për fatin politik të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, por kjo gje eshte e rrezikshme për Kosovën.

“Ngritja kundër Uashingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Por kjo eshte një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”- ka thënëeksperti amerikan.

Kupchan ka nënvizuar se marrëdhëniet mes administratës amerikane dhe ekzekutivit kosovar janë në nivelin më të ulët, posaçërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka kujtuar se Serbia është parë gjithmonë si problemi kryesor në këtë kontekst, por kjo situate ka ndryshuar pas veprimeve të Kurtit.

“Uashingtoni dhe partnerët e Uashingtonit në Evropë nuk ndihen rehat me kthesën konfrontuese që ka marrë kryeministri I Kosoves… Ka qenë një periudhë e gjatë, kur Serbia është parë si problem, por Albin Kurti e ka ndryshuar këtë perceptim dhe I ka kthyer te gjithe kunder”- ka theksuar Kupchan

Advertisement