Connect with us

Rajon

Politika greke në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek

Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, në orët e para të të mëngjesit të së dielës, 5 janar 2025. Sipas drejtorit të spitalit të Korinthit, Grigoris Karpouzis, Simitis u transportua nga vila e tij në Agii Theodori drejt spitalit në orët e para të mëngjesit, pa puls. Mediat greke shkruajnë se vdekja e tij u konfirmua pas mbërritjes në spital.

Kostas Simitis, profesor universiteti dhe politikan, ishte një nga figurat më të shquara të skenës politike bashkëkohore greke. Ai shërbeu si kryetar i PASOK-ut (30 qershor 1996 – 8 shkurt 2004) dhe kryeministër i Greqisë (18 janar 1996 – 10 mars 2004). Pas rënies së diktaturës më 1974, Simitis ishte një nga anëtarët themelues të PASOK. Gjatë karrierës së tij politike, ai mbajti shumë poste ministrore, duke kontribuar në konsolidimin e partisë në pushtet.

Karriera e tij arriti kulmin më 18 janar 1996, kur pasoi Andreas Papandreun si kryeministër, pas një votimi të Grupit Parlamentar të PASOK-ut. Duke përfaqësuar polin modernizues, ai u përqendrua në reformat ekonomike dhe konvergjencën evropiane të Greqisë. Pak më vonë, më 30 qershor 1996, u zgjodh kryetar i PASOK-ut në Kongresin e 4-të të partisë.

Privatizimi gradual i sektorit publik dhe anëtarësimi i Greqisë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar në vitin 2001 ishin dy nga arritjet më të rëndësishme të tij. Mandati i tij i dytë u karakterizua nga masa shtrënguese për uljen e inflacionit dhe borxhit kombëtar, si dhe nga përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Turqinë dhe çështjes qipriote.

Advertisement