Politike
Politika në kaos/ Begaj me nota humori: Kafen e pi shqeto, sheqer jam vetë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë së fundmi një intervistë, ku edhe pse i veshur me kostumin presidencial, ka dalë jashtë kësaj kornize duke zbuluar detaje nga jeta e tij.
Gjatë bisedës ai u pyet se si e konsumon kafen, me sheqer apo vetëm me pak. Kësaj pyetjeje Kreu i Shtetit iu përgjigj me nota humori duke thënë se e konsumon kafen pa sheqer dhe duke thënë “sheqer jam vetë”.
Më tej Begaj u shpreh se është nder dhe privilegj të jesh President, ndërsa zbuloi se ditën që mori detyrën ka ndjerë emocione dhe sfidë.
Pjesë nga intervista:
Si e pini kafen, me sheqer apo pak sheqer?
Begaj: E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë.
Si është të jesh President?
Begaj: Është nder, privilegj, përgjegjësi.
Si ka qenë dita e parë në Presidencë?
Begaj: Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal.