Politike
Politika në “luftë” për rrjetet sociale, Grida Duma tregon studimin
Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, ka folur në program për “luftën” që kanë politikanët për të mbizotëruar në rrjete sociale. Ajo tha se politikanët kërkojnë që të bëhen sa më shumë pjesë e trendit të rrjeteve sociale, për të krijuar kështu audiencë. Ndër të tjera, Duma është shprehur se sipas studimeve shqiptarët harxhojnë tre orë kohë për të ndjekur programet televizive.
Mediat, portalet dhe rrjetet në fakt janë domethënëse dhe përfaqësuese të performancës së politikës. Por nga ana tjetër a janë politikanët që performojnë për të marrë më tepër vëmendje dhe a ia dalin.
Ajo që vë re janë dy studime të organizatave ndërkombëtare… që na bëjnë me dije që televizioni është mediumi më kredibël në Shqipëri. Një qytetar shqiptar shikon mesatarisht 3 orë televizor çdo ditë, sidomos gjatë darkës ku fokusi është më i lartë”, është shprehur Grida Duma.