Connect with us

Kronike

Politikanë dhe gjyqtarë në rrjetin e “Matrix”/ Do zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar ka zbuluar “Matrix”, një aplikacion që përdoret nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

Për të folur në lidhje me këtë shërbim mesazhesh që përdoret nga grupe kriminale, ishte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

“Për të patur platformën “Matrix”, pagesa për 6 muaj ishte mesatarisht 6 mijë e 500 dollarë, por gjënë më të sofistikuar sistemi kishte blerjen e saj me anë të kriptomonedhave, kjo duke bërë të mundur dhe mos identifikimin e abonentëve”, tha Karamuço.

I pyetur nëse mund të ekzistonin mundësitë që ky aplikacion të jetë përdorur nga poltikanë, gjyqtarë apo policë, Karamuço nuk përjashton faktin se dhe këta të fundit mund të përfshihen.

“Më së shumti, sipas raportimeve ndërkombëtare aplikacioni është për kriminelët, të botës së errët, të vrasësve apo trafikantëve. Në mesazhet e tyre nuk përjashtohet fakti se bëhen edhe nga aktorë të tjerë, duke filluar që nga organet vendore dhe ato qëndrore, policia. Duam apo s’duam ne do të flitet dhe për këta emra”, shton eksperti.

Sipas tij, në realitetin tonë shqiptarë policët kanë qenë përdorues të ‘SKY’ dhe si rrjedhojë mund të jenë dhe të ‘Matrix’ tashmë.

“Në hetimet që zhvillohen, kemi policë që kanë pasur ‘SKY’ dhe pse jo mund të jenë zhvendosur njëkohësisht në këtë platformën e re për nivelin e lartë të sigurisë që ka, duke ndjekur kështu hapat e grupeve kriminale. Do jetë një surpizë e madhe dhe pres që ‘Matrix’ do të ketë rezultate dhe në Shqipëri. Kjo platformë do të nxjerrë një tjetër realitet”, theksoi Karamuço.

Karamuço deklaroi se pas daljes së të dhënave nga MATRIX do të ketë informcione që do të trondisin shumë persona se do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin.

“MATRIX do të rivelojë lidhjet më të fuqishme të vrasësve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar. Mendoj që nuk është vetëm grupi i Elbasanit që ka përdorur MATRIX por janë dhe grupe të tjera si ato të jugut në Fier dhe Vlorë.

Ky do jetë një tjetër “tërmet” por në nivele dhe për informacione që do të trondisin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, shtoi Karamuço.

Advertisement