Connect with us

Kosova

Politikani serb: S’është guxim të shkosh në Kosovë, por të tregosh të vërtetën

Politikani serb Vladimir Kovaçeviç, kreu i listës “Serbia në Perëndim”, tha se si qeveria ashtu edhe një pjesë e opozitës në Serbi po përpiqen të marrin pikë bazuar në çështjen e Kosovës dhe siç tha ai, “të fitojnë në garë për patriotin më të madh fallco në këto zgjedhje”.

“Nuk është guxim të shkosh në Kosovë, as nëpërmjet pyllit e as përtej kufirit, por është guxim të përballesh me të vërtetën për Kosovën, e cila duhet të jetë efektive për secilin prej nesh. Mjaft me gënjeshtra dhe shtirje, ngritjen e tre gishtave dhe fotografi para manastirit në Banjskë, pasi serbët dhe shqiptarët më në fund duan të jetojnë normalisht dhe të kenë paqe për veten dhe fëmijët e tyre”, tha Kovaçeviç, duke shtuar – “Ne nuk i gënjejmë njerëzit në Serbi, nuk u ofrojmë tema të rreme për të mbuluar të vërtetat, nuk i mashtrojmë me histori për Kosovën heroike, ndërsa pjesa tjetër e Serbisë po shpërbëhet”

Kovaçeviç u tha serbëve që ta dëgjojnë me vëmendje se çfarë po thuhet në këtë fushatë dhe t’i krahasojnë fjalët me veprime menjëherë në mëngjesin e 18 dhjetorit.

“Atëherë do të jetë më mirë të shihet kush është opozita e vërtetë dhe kush është opozita e rrejshme, dhe kush është heroi nga Kosova për shkak të fotos nga Instagrami dhe kush kujdeset për të gjithë njerëzit pa dallim kombësie, sepse të gjithë vuajmë njëlloj” – potencoi politikani serb.

Advertisement