Connect with us

Rajon

Politikani serb zbulon planin e Britanisë në Kosovë

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar se “populli serb në Kosovë shqetësohet se Prishtina po planifikon vendosjen e shërbimit ushtarak të obligueshëm, që ishte planifikuar për vitin 2028, por që u përshpejtua dhe se vizita e ministrit te Jashtem te Britanise se Madhe në Prishtine ka per qellim të ndihmojë Kosovën në planin ushtarak.

Drecun tha se “Londra po përpiqet që të demonstroj praninë e saj në rajon përmes mbështetjes së Kosovës.

“Ata nuk duan të jenë lojtar periferik gjeopolitik dhe Britania ka aktivitete intensive në rajon” theksoi Drecun.

Sipas tij, me vizitën e parë si Minister i Jashtem, Kamerun dëshiron të tregoj se Britania qëndron fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon të ofrojë mbështetje, por Drecun shprehu dyshimin nëse Britania me potencialet e saj mund të siguroj njohje të reja për Kosoven.

Advertisement