Politike
Politikë ‘Fati’ i PD në gjykatë, Berisha në protestë
Sot do të jepet vendimi për ‘vulën’ e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, ndërkohë që ish Kryeministri ka thirrur një protestë kombëtare para Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë nga minuta në minutë. Pamjet me dron që duken disa simpatizantë janë në bulevard. Të tjerë ndodhen në selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Rrugët në të cilat është bllokuar qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Lajm në përditësim…
‘Edi Rama dhe McGonigal të veshur si të burgosur’… manekinët që kanë zgjedhur simpatizantët për protestën e Berishës
Simpatizantët janë kujdesur që në protestën e sotme të marrin dy manekinë që duken si të burgosur dhe njërit i kanë vënë fotografinë e Edi Ramës dhe tjetrit Charles McGonigal.
I rrethuar nga truprojat, Berisha niset drejt kryeministrisë! Pranë tij qëndrojnë vetëm Noka dhe Boçi
Ish kryeministri, Sali Berisha i rrethuar nga truprojat e tij ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur.
FOTOLAJM/ ‘Mjaft është mjaft’, me banderolën gjigande në duar, të rinjtë e FRPD-së marshojnë drejt kryeministrisë