Connect with us

OPINION

Politikë pro familjes që duhet në Shqipëri

Nga Endri Tafani
Aleksi Navalni, kundërshtari kryesor politik i Putinit, sapo vdiq në burg, papritmas, në një koloni penale diku në Siberi. Është mëse e qartë se çfarë është Putini dhe Rusia e drejtuar nga ai. Një ndërthurrje e carizmit dhe stalinizmit.
Një model politik hibrid diktatorial që loz dhe indoktrinon dhe brezat e rinj me ëndrrat perandorake imperialiste ruse dhe nostalgjinë për komunizmin.
Nga ana tjetër në Perëndim po shikohet një shkëputje totale e politikanëve nga kërkesat e votuesve. Politikanët po imponojnë axhenda politike që nuk i kërkon askush përveç një pakice.
Politika abstrakte të tipit të zhduken fermat e të vriten lopët se po ndikojnë në ngrohjen globale, njerëzit të ushqehen me insekte, të kihet kujdes me përemrat pronorë të 1001 gjinive, të hapen dyert e të importohen miliona emigrantë të paligjshëm në emër të “multikulturalitetit” që con në konflikte sociale e probleme ekonomike etj etj e ndërkohë media sulmon si “ekstremist të djathtë” çdokënd që guxon të thotë një fjale ndryshe nga narrativa e imponuar politike.
Perëndimi me Rusinë mund të duken të ndryshëm si sisteme politike por kanë një gjë të përbashkët.
Si Putini si elita politike perëndimore kanë një neveri ndaj votuesit të thjeshtë që e perceptojnë si budalla që nuk merr vesh dhe prandaj duhet që populli i thjeshte te veproje ashtu si thonë ata, “të gjithëditurit” qofshin këta politikane “liberalë” perëndimorë apo qofshin politikane caristo-stalinist si Putini.
Ajo që po ndodh në botën e civilizuar është një krizë përfaqësimi, një krizë e rëndë demokracie e zakonisht në situata të tilla ekstremet dalin në sipërfaqe dhe marrin pushtetin.
Advertisement