Connect with us

Kosova

Politologu boshnjak skanon Lajçakun, Kosovën dhe Pahorin

Politologu boshnjak, Jasmin Mujanoviç, tha se ish-presidenti slloven, Borut Pahor, është kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Miroslav Lajçak, në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Pahor do të ishte i preferueshëm nga të dy palët dhe në bazë të përvojës së tij do t’i kontribonte procesit të dialogut.

Ai gjithashtu kritikoi ndërmjetësin aktual, Miroslav Lajçak se nuk ka bërë punë të mirë në dialog dhe se ka qenë i anshëm. Analisti boshnjak, theksoi se dialogu aktual ka ngecur për fajin e Serbisë, e cila nuk zbaton marrëveshjet e arritura. Mirëpo shtoi se as Bashkimi Evropian nuk ka leva për të çuar përpara procesin.

“Lajcak ka treguar herë pas here se duket qe ka një shkallë të çuditshme simpatie për Serbinë në lidhje me bisedimet per dialogun. Vetëm pak ditë më parë, ai pati një takim me Milorad Dodik nga Bosnja, më pak se 24 orë pasi Dodik tha se ishte i përgatitur të largohej nga Bosnja Hercegovina, kështu që (Lajcakut) i mungon besueshmëria për të qenë dikush që mund ta ndërmjetësojë këtë proces. Pra, në këtë pikë, unë jam i gatshëm të them se pothuajse çdokush do të bënte një punë më të mirë se Miroslav Lajçak. Por përsëri, në të njëjtën kohë, çdo pasardhës i Lajçakut do të ketë shumë pak mjete në dispozicion, sepse vetë besueshmëria e BE-së në aspektin e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe Ballkani Perëndimor në përgjithësi është thellësisht e komprometuar sepse disa nga shtetet e saj anëtare kanë pozicione shumë, shumë problematike ndaj rajonit, para së gjithash Hungaria. Pra, vetë BE-ja, mendoj se është në një pozitë të keqe dhe nuk ka shumë leva për ta çuar përpara këtë proces” – theksoi Mujanoviç dhe potencoi se problemi themelor në dialog është se Serbia nuk është e gatshme të pranojë sovranitetin e Kosovës.

Persa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, analisti boshnjak tha se është një mundësi reale, që do ta ndihmonte konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Mendoj se do të ishte një hap shumë pozitiv dhe do të ishte një hap që do të ndihmonte në barazimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse një nga problemet strukturore siç e dini, është se për shkak se Kosova nuk ka të njëjtin pozitë ndërkombëtare si Serbia në shumë institucione. Gjithmonë ka pak pabarazi politike dhe diplomatike. Mendoj se hyrja në Këshillin e Evropës për Kosovën do të ishte një hap shumë i madh përpara për vendin dhe gjithashtu do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për Serbinë për të thënë se nuk do të mund ta mbani Kosovën jashtë institucioneve më relevante ndërkombëtare përjetësisht, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pranojë këtë, dhe kështu unë shpresoj që, para fundit të vitit, ne do ta shohim Kosovën si anëtare të Këshillit të Evropës” – ka potencuar politilogu i njohur boshnjak Mujanoviç.

Advertisement