Bota
Polonia gati të thërrasë Artikullin 4 të NATO-s, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

Polonia po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut i lejon çdo vendi anëtar të kërkojë konsultime me aleatë të tjerë, nëse beson se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e tyre është e kërcënuar, duke filluar diskutime brenda Këshillit të Atlantikut të Veriut për të adresuar shqetësimin dhe potencialisht për të çuar në vendime ose veprime të përbashkëta.
Ai shërben si një mekanizëm thelbësor për diplomacinë dhe konsultimin parandalues, i ndryshëm nga mbrojtja kolektive e Nenit 5 dhe është thirrur disa herë në historinë e NATO-s, veçanërisht nga shtetet baltike dhe Polonia pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Forcat e armatosura polake thonë se dronët rusë janë ‘rrëzuar’, hera e parë që vendi i NATO-s ka angazhuar drejtpërdrejt asete ruse në hapësirën e tij ajrore që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

