Connect with us

Kosova

Populisti drejt diktatorit/ ‘Tradhtari’ Vuçiç dhe enigma e Beogradit

“Aleksandër Vuçiç ka dominuar politikën serbe në dekadën e fundit, fillimisht si kryeministër dhe më vonë si president” – Kështu shkruan shërbimi publik britanik BBC në një tekst në gjuhën angleze të publikuar në prag të zgjedhjeve në Serbi, duke theksuar se “ Për mbështetësit, ai është një udhëheqës pragmatik që kapërceu ndarjet e thella në Serbi dhe udhëhoqi një rritje të qëndrueshme ekonomike. Kritikët ankohen se ai ka konsoliduar të gjithë pushtetin në duart e tij dhe ka minuar normat demokratike”

Në shkrimin e Ido Vok dhe Jovana Georgievski thuhet se muajin e kaluar, mes protestave masive në Beograd dhe kërkesave të ndërkombëtarëve për të zgjidhur konfliktin e gjatë me Kosovën, Vuçiç bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, teksa Partia Progresive Serbe (SNS), të cilën ai e drejton për më shumë se 10 vjet, duket se do të mbetet në pushtet.

Por opozita e bashkuar synon të fitojë, duke shenjestruar kryebashkiakun e kryeqytetit Beograd, ku jeton pothuajse një e treta e popullsisë. Një fitore e tillë mund të kërcënojë në mënyrë të pakthyeshme autoritetin e Vucic.

Për Zorana Mihajloviçin , e cila është grindur me të që kur nuk ishte zëvendëskryeministre, ai është “një populist në rrugë për t’u bërë diktator”.

Sot, organizata Freedom House e rendit vendin e udhëhequr nga Vuçiç si vetëm “pjesërisht të lirë”.

Po kush do të qeshë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi?

Kundërshtarët e Vucic thonë se ai ka bërë minuar institucionet demokratike në një mënyrë që të kujton autoritarizmin e viteve 1990.

“Qeveria ka pothuajse kontroll të plotë mbi të gjitha nivelet e institucioneve publike dhe mediave,”  – thotë Florian Biber, një ekspert i nacionalizmit serb në Universitetin e Gracit.

Mbështetësit e Vuçicit e kundërshtojnë, duke e parë dominimin e tij në politikën serbe si rezultat i qeverisjes së suksesshme.

Në shtator, një shpërthim dhune në veriun me shumicë serbe të Kosovës la katër persona të vdekur, duke ringjallur frikën e paqëndrueshmërisë rajonale.

Por lideri serb së fundi sinjalizoi se është i gatshëm të normalizojë zyrtarisht marrëdhëniet me Kosovën. Kjo bëri që kundërshtarët politikë ta akuzonin për tradhti.

Vucic thotë se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, por në të njëjtën kohë, ai mbron marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe e ka hapur Serbinë ndaj investimeve kineze.

Serbia ka refuzuar të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Moskës, pavarësisht se ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Rusia e ka mbështetur vazhdimisht Serbinë duke votuar kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Zorana Mihajlović beson se ai nuk është në thelb pro-rus, por një politikan thjesht pragmatik: “sa më e izoluar të jetë Serbia, aq më i fortë Vucic mbtetet në pushtet”.

Prova e tij më e madhe në zgjedhjet e 17 dhjetorit do të vijë nga Beogradi, por mbetet të presim edhe pak ditë…

Advertisement