Aktualitet
Porno… në zyrë/ Safet Gjici, një ‘perandori’ financiare
Publikimi i videos duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, mund t’i japë fund karrierës politike të Safet Gjicit, por kryebashkiaku i sapo shkarkuar i Kukësit ka krijuar një perandori financiare familjare. Dy kompani të themeluara nga Safet Gjici, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Ladrim Gjici, vetëm gjatë 7 viteve të fundit, ka fituar të vetme dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro. Në mars të vitit 2001, Safet Gjici themelon kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike Eurogjici-Security. Në 23 prill 2014 i dhuron aksionet vëllait të tij Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, reaulzon se ka fituar (e vetme dhe në bashkëpunim me firma të tjera) 48 tendera nga organet e pushtetit vendorë dhe qendrorë, me vlerë rreth 62 milionë euro. Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici themelon kompaninë e ndërtimit Kevin Construksion. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuron aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Gjatë 7 vitevd të fundit, kompania e ndërtimit Kevin Construksion ka marrë, 20 tendera publikë (5 e vetme dhe 15 në bashkëpunim), me vlerë mbi 50 milionë euro. Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kalon aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdërim Gjicit. Ndërkaq, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, 9 pasuri të palujtshme (apartamente dhe njësi ndërtimore), një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.