Kronike
“Porsche” i preu jetën në mes! Flet daja i Leandro Shametajt: Të ecësh me 200 km/orë dhe i dehur, është vrasje me dashje
Daja i 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë dy ditë më parë, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke theksuar se ngjarja nuk ishte aksident, por vrasje me dashje. Në prononcimin e tij për mediat, Mikel Marsi u shpreh se drejtimi i automjetit me shpejtësi mbi 200 km/orë, në mes të bulevardit dhe në gjendje të dehur, nuk mund të cilësohet si aksident.
Ai shtoi se, ndonëse autori Hajri Bajramaj u la sot në burg me vendim të Gjykatës së Vlorës, familjarët kërkojnë ashpërsimin e ligjeve dhe dënimin maksimal për autorët e ngjarjeve të tilla tragjike.
Daja i 17-vjeçarit, Mikel Marsi: Unë jam daja i Leandros dhe këtu jam bashkë me familjarët dhe ne kërkojmë nga drejtësia, ai e ka marrë çka meriton, por kërkojmë të ashpërsohet ky ligj. pasi ajo nuk është një aksident, por një vrasje me dashje. Në moment që të ecësh në bulevard me 200 dhe të jesh i papërgjegjshëm të të dalin testet e alkoolit pozitiv, për ne kjo është… nuk ka fjalë, nuk arrimë dot ta besojmë të gjithë këtë që na ka ndodhur. Kërkojmë të ashpërsohet ligji dhe të mos ngelet me burg dhe shkelje të qarkullimit. Për ne është vrasje me dashje